Franca nuk do ta fitojë Botërorin

Didier Deschamps nuk beson se Franca është në mesin e favoritëve për të fituar Kampionatin boërtr dhe moroi shanset e skuadrës së tij për sukses në Brazil. Les Bleus u eliminuan në fazën e grupeve të Botërorit 2010 dhe u kualifikua për në garën e këtij viti pasi mposhti Ukrainën në barazh. Selektori Deschamps nuk…

Sport

16/04/2014 10:11

Didier Deschamps nuk beson se Franca është në mesin e favoritëve për të fituar Kampionatin boërtr dhe moroi shanset e skuadrës së tij për sukses në Brazil.

Les Bleus u eliminuan në fazën e grupeve të Botërorit 2010 dhe u kualifikua për në garën e këtij viti pasi mposhti Ukrainën në barazh.

Selektori Deschamps nuk beson se Franca është një prej Kombëtareve elite në botë. “Janë gjashtë ose shtatë skuadra që hyjnë në garë për ta fituar, por Franca nuk është në mesin e tyre”, deklaroi Deschamps për RMC.

“Objektivi ynë është të fitojmë ndeshjen e parë kundër Hondurasit më 15 qershor. Hera e fundit kur Franca fitoi ndeshjen e parë në fazën e grupeve të një Kampionati botëror ishte kundër Togos më 2006. Ne nuk jemi më në mesin e skuadrave elite në Evropë ose botë”, shtoi ai.

“Unë jam realist dhe i mbaj këmbët në tokë. A është nivel i Francës ai që shfaqi në ndeshjen e parë të barazhit kundër Ukrainës apo ai në duelin e kthimit? Ne duhet të mbështetemi tek ajo që shfaqëm në ndeshjen e dytë dhe të mundohemi ta përsërisim në çdo ballafaqim”.