Franca nënçmon Shqipërinë, pushon dy super futbollistë

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka vendosur që të lërë jashtë formacionit Griezmann dhe Pogba.

Sport

14/06/2016 10:42

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, po mendon të kryejë dy ndryshime thelbësore në formacionin e skuadrës së tij për ndeshjen e nesërme kundër Shqipërisë.

Sipas mediave franceze, trajneri ka vendosur që të lërë jashtë formacionit Griezmann dhe Pogba, edhe pse të dy cilësohen si thelbësorë për lojën e “gjelave”.

Në vend të Pogba, në fazën sulmuese do t’i jepet hapësirë Kingsley Coman, i cili ka bindur Deschamps me paraqitjet në stërvitje dhe sidomos në minutat e fundit kundër Rumanisë, përcjell “Panorama Sport”.

Ndërkaq, në vend të Pogba, në fushë nga minuta e parë mund të luajë Musa Sisoko, apo Antoni Martial, në varësi të skemës që do të përdorë Deschamps kundër kuqezinjve.

Një nga arsyet se pse Deschamps mund të ulë në stol dy yjet e skuadrës, është se ai dëshiron me çdo kusht vendin e parë në grup dhe pas fitoreve të ndeshjeve të para, është e qartë se ai do t’i shkojë fituesit të sfidës direkte që luhet të dielën mes Francës dhe Zvicrës.

Pogba dhe Griezmann do të jenë më të freskët për ndeshjen në fjalë dhe kjo rrit shanset që francezët të dalin me tri pikë nga ai duel.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.