Franca merr kritika nga BE për shitjen e anijeve luftarake Rusisë

Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite, ka kritikuar Francën për nënshkrimin e marrëveshjes, përmes të cilës do i shes Rusisë anije luftarake, duke thënë se kjo tregon që Bashkimi Evropian është duke komprometuar vlerat e saj me qëllim që të ruaj lidhjet tregtare me Moskën.

Bota

22/07/2014 15:09

Dalia Grybauskaite, ka bërë sot këto komente në Vilnius derisa ministrat e jashtëm të BE-së janë mbledhur në Bruksel për të vendosur nëse duan të shtojnë sanksionet ndaj Rusisë për shkak të tragjedisë me rrëzimin e aeroplanit malajzian.

Britania ka bërë thirrje për masa më të ashpra kundër Moskës.

Franca dhe Gjermania, të dy shtete këto që kanë lidhje të forta tregtare me Rusinë, janë më të përmbajtur.  

Grybauskaite ka thënë se shitja e teknologjisë ushtarake Rusisë në kushtet aktuale nuk duhet të tolerohet, raporton Radio Evropa e Lirë.

Ai gjithashtu ka paralajmëruar se një politikë evropiane e pa vendosur nënkupton “një ftesë direkte që agresori të bëhet edhe më agresiv”. (REL)