Franca me ligj mbron prostitutat nga klientët e tyre

Franca iu bashkua sot grupit të vendeve evropiane që dënojnë klientët e prostitutave, një mase me efektshmëri të panjohur që ka qenë objekt i debateve të ashpra dhe ndarjes së klasës politike.

Fun

06/04/2016 20:26

Sipas tekstit të cilin deputetët e miratuan përfundimisht, shkelësit e ndalimit të blerjes së veprimeve seksuale do të dënohen me gjobë prej 1 500 euro, që mund të arrijë deri në 3 500 euro në rast përsëritjeje.

Pritet që të paraqitet edhe një dënim tjetër shtesë, i pazakontë, në trajtën e një stazhi të sensibilizimit ndaj kushteve të prostitucionit.

Të gjitha vendet evropiane dënojnë prostituimin e të tjerëve, por Franca është vetëm vendi i pestë që kalon barrierën e sanksionimit të klientëve të prostitutave, pas Suedisë, pionere në vitin 1999, Norvegjisë, Islandës dhe Britanisë së Madhe.