Franca kundër Serbisë

Franca mposhti nikoqirin Spanjën me rezultat 65:52 dhe u kualifikua për në gjysmëfinale të Kampionatit botëror në basketboll. Atje, Trekolorët do të ndeshen me Serbinë.

Sport

11/09/2014 00:43

Franca e dëshpëroi nikoqirin e kampionatit botëror në basketboll, Spanjën duke e mposhtur me rezultat 65:52 dhe e eliminoi nga gara.

Kurse, Trekolorët vetes ia siguruan kualifikimin për në gjysmëfinale ku do të luajnë kundër Serbisë.

Në një duel mjaft të baraspeshuar, francezët u shfaqën më të fortë në mbrojtje dhe më efikas në sulm duke fituar me plotë meritë ndaj spanjollëve që nuk u shfaqën të disponuar për lojë. Boris Diaw ishte më meritori në fitoren e Francës me 15 pikë.

Kurse, Paul Gasol udhëhoqi Spanjën me 17 pikë.