Franca kërkon vazhdimin e dialogut: Kosova dhe Serbia të bëjnë kompromise

Ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondoloni ka thënë se Franca e mbështet perspektivën evropiane të Serbisë, por që në të njëjtën kohë kërkon që BE-ja të reformohet.

Lajme

17/06/2018 14:10

Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve Beta, ai vlerësoi se Bashkimi Evropian do të ishte më i fortë me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Mondoloni theksoi se Franca dhe Serbia do të vazhdojnë thellimin e bashkëpunimit.

Duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mondoloni shprehu shqetësimin e Francës për bllokimin e dialogut, duke veçuar edhe arrestimin e Gjuriqit në Mitrovicë.

“Franca dëshiron që dialogu të vazhdojë sa më shpejt që është e mundur, kjo me ndërmjetësimin e BE-së. Nuk ka alternativë dialogu, dy palët duhet të bëjnë kompromise”, tha Mondoloni, transmeton lajmi.net.

Ambsadori francez në Ballkan tha se dialogu do të vazhdojë me përcjelljen e BE-së.

Nuk u përgjigj direkt kur u pyet nëse shtetet e fuqishme do të mund të bëhen pjesë aktive e negociatave ndërmjet dy vendeve.

“Franca pa mëdshje mbështe dialogun nën udhëheqjen e BE-së. Marrëveshja për Asociacionin duhe të zbatohet, pasi përbën një element të rëndësishëm të marrëveshjeve në Bruksel”, tha Mondoloni.

As në Kosovë e as në Serbi ende nuk kanë dhënë datë për vazhdimin e dialogut.

Mediat serbe kanë raportuar se dialogu mes dy presidentëve do të vazhdojë në fundin e qershorit apo fillimin e korrikut, por një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar. /Lajmi.net/