Franca ka një problem: Çka të bëjë me trupat e terroristëve sulmues

Franca e ka problem se çka të bëjë me trupat e sulmuesve të sulmit terrorist në Paris më 13 nëntor.

Bota

05/12/2015 19:25

Ligji parasheh disa skenarë, thotë Francois Miso Nerard, njeriu që është në krye të shërbimit për varrime të qytetit të Parisit, shkruan AFP.

“Ose familjet i kërkojnë trupat e tyre ose jo. Nëse familjet kërkojnë kufomat, ata kanë të drejtë të varrosen në vendet ku kanë jetuar, ku kanë vdekur ose ku dëshiron familja”, thotë Nerard.

Nëse familjet e të vrarëve nuk duan t’i mbajnë varrimet atëherë i mbetet autoriteteve lokale që të vendosin se çka të bëjnë me to.

Në çdo rast, ” edhe në qoftë se nuk ka kërkesë të ketë varr anonim , kjo do të ishte në interesin e të gjithëve”, thotë Nerard .

Megjithatë, zyrtarët brengosur se një varr i tillë mund të bëhet “i shenjtë” për ekstremistët tjerë.

Ndryshe shtatë sulmues janë vrarë natën e 13 nëntorit, por deri më tani janë identifikuar vetëm katër trupa.

Tre kanë gjuajtur veten në ajër tek stadiumi “Stade de France “, Bilal Hadfi ( 20 ) , i cili ka jetuar në Belgjikë, ndërsa dy të tjerë nuk janë identifikuar ende. Tre janë vrarë në teatrin Bataclan, dy nga ta janë identifikuar, Sami Amimour ( 28 ) dhe Omar Ismail Mostefai ( 29 ). Këta dy janë shtetas të Francës . Nuk dihet se kush ishte sulmues i tretë .Përveç kësaj, Brahim Abdeslam ( 31 ), shtetas francez i cili ka jetuar në Belgjikë, kreu sulmin në kafenenë në Bulevardin “Voltaire”.

Tre janë vrarë në aksionin e policisë në lagjen parisiene Saint Denis. Njëri nga ta është Abdelhamid Abaud(28), i cili dyshohet se ka qenë organizator i sulmit, si dhe kushërira e tij, 26 vjeçarja Hasna Aitboulahcen. Personi i tretë që u vra në këtë aksion nuk është identifikuar./Kp