Franca ka nevojë për Riberyn

Blaise Matuidi thotë se Franca ka nevojë për Franck Ribery për Botërorin e Brazilit. Mesfushori i Bayernit ka pësuar lëndim në shpinë dhe është në dyshim pjesëmarrja e tij në Brazil, edhe pse u ftua nga selektori Didier Deschamps.

Sport

03/06/2014 10:20

Blaise Matuidi nuk ka dyshime se sa i rëndësishëm është Franck Ribery për Francën në Botëror. Pas fitores 4:0 ndaj Norvegjisë javën e kaluar, dukej se për francezët po shkon gjithçka mirë, derisa doli lajmi se Ribery kishte probleme me shpinën.

Lëndimi bëri që ai të mungonte në barazimin 1:1 ndaj Paraguait të shtunën, edhe pse selektori Didier Deschamps mbetet optimist se djelmoshat e Bayern Munich do të jenë të gatshëm për lojën hapëse të Grupit E kundër Hondurasit më 15 qershor, pasi e përfshiu atë në listën prej 23 lojtarësh.

“Nuk jam doktor, por e di se mentaliteti i Franck Ribery është në rregull. Ai nuk ka ushtruar, por stafi po bën gjithçka me fuqinë e tij për ta bërë të jetë i gatshëm për miqësoren e fundit pse pr ndeshjen e parë të Botërorit”, deklaroi Matuidi, i cili shpreson që ylli i Bayernit të luajë ndaj Xhamajkas më 8 qershor.

“Shpresojmë që ai të jetë i gatshëm, sepse Franck është lojtar i madh. Ne e dimë se kemi nevojë për të, jemi të gjithë të varur nga ai. Mentalisht, ai është me ne dhe shpresoj se ai do të jetë aty”, përfundoi Matuidi.