Franca fiton betejën për vendin e tretë

Franca ka arritur që të fitojë ndeshjen e luajtur për vendin e tretë në kuadër të Kupës së Botës në basketboll, duke e mposhtur Lituaninë me rezultat 93-95.

Sport

13/09/2014 20:57

Çereku i parë i takoi skuadrës së Francës të cilën e fitoi me rezultat 22-19. Në çerekun e tretë, lituanezët ishin më të fortë duke e fituar atë me rezutlat 23-21.

Çereku i tretë ishte bindshëm, më i mirë për Lituaninë pasi shënoi fitore 29-21, duke e kthyer ndeshjen në favor të vetin.

Çereku i fundit ishte vendimtar në këtë takim. Franca arriti të shpërthejë në këtë pjesë të lojës, duke e fituar atë me rezultat 22-11.

Lojtari më i mirë i takimit ishte francezi Batum i cili shënoi 27pikë, ndërsa Valanciunas i Lituanisë arriti që të bëj 25 pikë.