Franca falënderon kosovarët për mbështetje

Ambasadorja franceze në Kosovë, Maryse Daviet, është shprehur mirënjohëse ndaj autoriteteve kosovare dhe popullit të Kosovës, për solidaritetin dhe dhembjen e treguar pas sulmeve të djeshme terroriste në Paris ku humbën jetën mbi 150 persona.

Lajme

14/11/2015 14:02

“Jam duke lexuar të gjitha deklarimet e zyrtarëve më të lartë shtetërorë. Ajo çfarë mund të them unë në autoritetin tim, është se e gjithë Kosova dhe gjithë kosovarët po qëndrojnë prapa Francës dhe francezëve në këto momente të vështira. Për këtë u jam për jetë mirënjohëse”, tha ambasadorja Daviet për RTV Dukagjini.