Franca dominon Holandën

Edhe pse bëhet fjalë për një ndeshje miqësore, Franca shënoi fitore të madhe duke mposhtur Holandën me rezultat 2:0. Trekolorët realizuan një fitore që pa dyshim se do t’ua ngrit vetëbesimin para fillimit të Kampionatit botëror, pasi triumfuan ndaj një kundërshtari që konsiderohet si një prej favoritëve për garën e këtij viti në Brazil. Të…

Sport

05/03/2014 21:52

Edhe pse bëhet fjalë për një ndeshje miqësore, Franca shënoi fitore të madhe duke mposhtur Holandën me rezultat 2:0.

Trekolorët realizuan një fitore që pa dyshim se do t’ua ngrit vetëbesimin para fillimit të Kampionatit botëror, pasi triumfuan ndaj një kundërshtari që konsiderohet si një prej favoritëve për garën e këtij viti në Brazil.

Të dy golat për skuadrën e selektorit Didier Deschamps u realizuan në pjesën e parë. Sulmuesi Karim Benzema e përcolli formën e tij të mirë nga Real Madrid tek Kombëtarja e Francës duke kaluar Trekolorët në epërsi pas pak më tepër se gjysmë ore lojë.

Kurse, avantazhin e francezëve e dyfishoi Blaise Matuidi, katër minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Holanda nuk arriti të kundërpërgjigjet kurse Franca e mbrojti me sukses avantazhin e krijuar duke realizuar fitore të rëndësishme.