Franca do ta mbështesë Kosovën në e sundimit të ligjit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, sot ka takuar ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, me të cilin diskutuan lidhur me prioritet, sfidat dhe të arriturat e sistemit të drejtësisë në vend.
Lajme
Në takim, Ministri Tahiri, e falënderoi ambasadorin Chabert për përkrahjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në sistemin e drejtësisë, në veçanti në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, thuhet në njoftimin për media.
Në anën tjetër, ambasadori Chabert e falënderoi Ministrin Tahiri për vlerësimin e bashkëpunimit dhe gatishmërinë e treguar për të thelluar bashkëpunimin, dhe njëherit rikonfirmoi se Franca do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në fushën e sundimit të ligjit. /Lajmi.net/