Franca dhe Gjermania shënojnë 100 vjetorin e betejës së Verdunit

Presidenti francez, Francis Hollande dhe kancelaria gjermane, Angela Merkel kanë shënuar 100 vjetorin e betejës së Verdunit, e cila njihet si beteja më e gjatë e Luftës së Parë Botërore.

Bota

29/05/2016 17:36

Rreth 300 mijë ushtarë francezë dhe gjermanë, ishin vrarë gjatë 10 muajve, sa kishin zgjatur luftimet në veri-lindje të Francës.

Në këtë betejë, fituese kishte dalë Franca. Por tani, Verduni shihet si simbol i pajtesës mes Francës dhe Gjermanisë, e cila u përmend edhe në fjalimet e udhëheqësve të dy vendeve.

Ceremonia filloi me vizitat e liderëve në Consenvoye, ku gjenden varrezat e ushtarakëve gjermanë, ku ishin djegur 11 mijë ushtarë gjerman.

Në fjalimin e saj, Merkel tha se vetëm ata që e dinë të kaluarën, mund të marrin mësimin e duhur dhe të ndërtojnë një të ardhme të mirë.

Ndërsa, presidenti francez, Francis Hollande, tha se prania e Merkelit, tregon se Verduni nuk është simbol i vuajtjes, por i shpresës, shkruan BBC.