Franca befasohet nga Luksemburgu, fiton Belgjika

Franca ka bërë befasinë në këtë xhiro të kualifikimeve për botërorin ‘Rusia 2018’.

Sport

03/09/2017 22:34

‘Gjelat’ kanë barazuar pa gola 0-0 me Luksemburgun, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Toulouse.

Por, edhe me këtë barazim, Franca mban vendin e parë në grupin A, me 17 pikë, një më shumë se Suedia.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në këtë orar, e vlefshme për grupin H, Belgjika ka mposhtur në udhëtim Greqinë me rezultat 1:2./Lajmi.net/