Fraksion plus uron SHBA-të për pavarësi

Fraksion PLUS (F+) që përbehet nga personalitetet që e konsiderojnë veten ende si pjesëtar të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë vepruar ndryshe nga partia amë e cila nuk uroi SHBA-të për ditë e pavarësisë.

Lajme

04/07/2015 18:10

 

Sipas një shkrimi nga indekonline, Fraksion Plus, ka shpërndarë urimin e tij për SHBA-të në ditën e tyre të Pavarësisë, 4 korrikun.

Ja urimi i plotë i Fraksion PLUS:

Urime SHBA për 4 korrikun!

Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së SHBA

Me rastin e 4 korrikut, shënimit të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Fraksion PLUS (F+), përmes këtij Urimi, shpreh respektin thellë dhe mirënjohjen e veçantë, për SHBA, aleatin më të përkushtuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, me falënderimet nga zemra për popullin amerikan dhe qeverinë e SHBA, për mbështetjen e dhënë edhe pas luftës, për shpalljen, njohjet dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.

Kosovës i mbetet për t’u dëshmuar para vetes e botës demokratike, për zhvillimin e demokracisë, drejtësisë, dhe me luftë efikase kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe kundër të gjitha politikave dhe formave ekstremiste dhe anarkiste të veprimit, barriera të zhvillimit tonë demokratik, shoqëror, ekonomik dhe shtetëror