Fqinjët kanë ankesa për Ivankën, vajzën e presidentit Donald Trump

Pas vendosjes në Washington, fqinjët i kanë uruar mirëseardhje Ivanka Trumpit dhe burrit të saj, Jared Kushner, duke u shkruar një letër, mirëpo ata tashmë kanë ankesa për sjelljet e tyre.

Fun

25/03/2017 18:59

Sipas Washington Post, në lagjen ku ndodhet shtëpia në vlerë prej 5.5 milionë dollarësh e vajzës së presidentit amerikan, është prishur atmosfera prej momentit të vendosjes së tyre aty.

Image

Një agjent i Shërbimit Sekret para shtëpisë së Ivanka Trump (Foto: The Washington Post)

Fqinjët thonë se ata ua zënë gjithë parkingun, madje e bllokojnë edhe rrugën, ndërsa i lënë thasët me mbeturina në trotuar, derisa ajo që u pengon më së shumti është prania e madhe e agjentëve që e ruajnë familjen.

Situata ishte përkeqësuar kur punonjësit e angazhuar për siguri nga Shtëpia e Bardhë kishin vënë dy shenja shtesë në dy vende duke ua ndaluar fqinjëve parkimin.

Image

Ivanka Trump duke u larguar nga shtëpia në Kalorama (Foto: The Washington Post)

“Fillova të bërtas nga inati”, ka treguar Rhona Friedman, e cila jeton shumë afër Ivankas, duke shtuar se menjëherë kishte nisur t’u shkruante e-maile për këtë çështje.

Dhe pas një takimi të agjentëve të Shërbimit Sekret dhe asistentit të kryetarit të komunës, është larguar shenja para shtëpisë së Friedman dhe aty tash mund të parkohen automjetet.