Fotot e reja të iPhone 7

Bota po pret për eventin e 21 marsit, datë kur Apple pritet të prezantojë pajisjet më të reja të saj, ndërsa beteja me FBI-në dhe qeverinë amerikane për sigurinë e të dhënave vazhdon.

Auto & Tek

15/03/2016 18:55

Por, faqet e njohura teknologjike kanë publikuar disa foto që pretendohet se janë të telefonit iPhone 7, pajisje e cila pritet të prezantohet jo më parë se shtatori i këtij viti.

Bazuar në fotot, trupi i iPhone 7 duket shumë i ngjashëm me atë të iPhone 6S, me ndryshimin e vetëm se telefoni më i ri smart nuk ka antena horizontale në pjesën nga mbrapa.

Faqet teknologjike kanë shkruar shumë për mundësinë që Apple të heq vendin për kufjet, por nga këto foto nuk mund të konfirmohet një lajm i tillë, por as të hidhet i tëri poshtë.

Ajo që vihet re është edhe hapësira për kamerën që është më e madhe se ajo e iPhone 6S dhe 6S Plus.

Me këtë nënkuptohet se Apple do të përditësojë kamerën e saj gjë që mund të jetë një i lajm i mirë për të gjithë ata që duan ta kenë një të tillë në të ardhmen.

1457982112_photo-iphone-7-catcher 1457982091iphone-6s-plus