Fotoreporteri Blerim Uka shpërblehet për kontributin e dhënë në Gazetarinë Sportive (FOTO)

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës sot ka përmbyllur ditën me organizmin e dy aktiviteteve kryesore të vitit.

Sport

20/01/2017 21:49

Sot kjo shoqatë ka organizuar turneun memorial të futbollit ‘Burim Hatipi’, dhe Çmimin për gazetarinë sportive “Ali Shala”.

Në këtë ceremoni janë shpërblyer shumë figura që dhanë kontribut në gazetarinë sportive në vitin 2016.

Me mirënjohje të veçantë për kontribut në gazetarinë sportive është shpërblyer fotoreporteri i ‘Indeksonline’, Blerim Uka, i cili njëherit është shpallur edhe fotoreporteri më i mirë i vitit 2016.

lv

Kontributi i fotoreporterit Blerim Uka në gazetarinë sportive është jashtëzakonisht i madh, dhe ka nisur qysh nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, për të vazhduar deri në arritjen majave kryesore, në anëtarësimit e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe në pranimin e saj në UEFA dhe FIFA.

Promovimin e Kosovës fotoreporteri Uka e nisi në Kampionatin Botëror të Afrikës së Jugut, për ta vazhduar edhe në ceremoninë e Topit të Artë të vitit 2012, ku figura të mëdha sportive përfshirë Sepp Blatter,Alex Ferguson, Xavi Hernandez e shumë të tjerë nënshkruan në fanellën e tij pranimin e Kosovës në UEFA.

Blerim Uka në Kampionatin Botëror ‘Afrika Jugut 2010’.

Fotografitë e Blerim Ukës në vitin 2012 kishin “pushtuar” Evropën, ku në Kampionatin Evropian të mbajtur në Poloni dhe Ukrainë, kishte futur në stadium një top, përmes të cilit kërkohej pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Uka bëri që flamuri i Kosovës të jetë edhe në festën e titullit të parë të Chelsea në Ligën e Kampionëve, ku mposhti Bayern Munich.

fef

Flamuri i Kosovës në festën historike të Chelsea në vitin 2012

Ndërsa në Kongresin e Budapestit ku u votua për pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA, fotoreporteri Uka kishte përgatitur “qershinë mbi tortë”, prapë me një top tjetër ku e uronte Kosovën për anëtarësim në UEFA.

welel dn bl shshd