Fotoja që përgënjeshtron imamin Shefqet Krasniqi

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi e ka mohuar se e njeh të arrestuarin e dyshuar për terrorizëm, njëherësh nënkryetar i Lëvizjes Islame Bashkohu LISBA, Fatos Rexhepin.

Lajme

13/08/2014 00:44

Në një prononcim për RTV 21, Krasniqi ka thënë se është takuar vetëm një herë në Siri me të në vitin 2005.

Mirëpo, kjo foto tregon se ata kanë qëndruar së bashku me Fuad Ramiqin e Arsim Krasniqin, drejtues të LISBA-s, të cilët gjithashtu dyshohen për lidhje me organizata terroriste, shkruan gazeta Express.