Fotoja me Cuadradon, po i kushton shumë Pogbas

Paul Pogba nuk donte të fliste pas ndeshjes, Manchester United 0-1 Juventus.

Sport

24/10/2018 11:02

Paul Pogba nuk ka të drejt që të deklarohet për media, andaj vendosi të hesht sërish pas ndeshjes, Manchester United – Juventus.

Bianconerët e dominuan në total ndehsjen në Old Trafford,  sidomos në pjesën e parë, kur ‘Djajtë e Kuq’ kanë vuajtur për ta pas topin në këmbë.

Duke pasur parasysh dëshminë publike të gatishmërisë së Pogbas për t’u larguar nga klubi, ishte më mirë për Manchester United që ta mbante të qetë.

Pogba ka zhgënjyer akoma më shumë pas ndeshjes, i pushtuar dhe i trishtuar në një Manchester United pa një ide për të luajtur, gjë që e bëri të kuptohej se kishte bërë zgjedhjen e gabuar, në perspektivën e karrierës së tij. Një kampion i trishtuar botëror në Manchester, mund të jetë titulli për të përshkruar momentin e Pogba, përcjell “lajmi.net”.

Juventusi është ende në mendjen e Pogbas. Skuadra e tij, miqtë e së kaluarës, një mjedis që e mbrojti atë dhe u përkul në dallim nga tensioni i vazhdueshëm në Premierligë me Mourinhon dhe kritikat e ashpra të shtypit.

Dhe kjo foto me Cuadradon në zhveshtore pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve, lë një tjetër pistë: Pogba buzëqesh me mikun e tij, Juan, pothuajse ngazëllehet. Jo, Manchester United e ka humbur dhe me një inferioritet të qartë: tifozët e Djajve të Kuq kanë marrë keq gëzimin e mesfushorit francez, i cili nuk donte të fshihej.

Dhe, për të ardhmen, me të vërtetë mendon të shkojë larg: nëse do të ishte në janar, ta shihte përsëri Torinon do të bëhej edhe më komplikuar. Por nëse do të ishte në qershor, Juventusi do të kthehej në garën për Pogban me forcë dhe entuziazëm. Mesazhet e Pogbas nuk përfundojnë kurrë./ Lajmi.net/