Fotoja e vitit në futbollin shqiptar vjen nga ndeshja Vllaznia-Tirana (FOTO)

Rënia e Tiranës nga Superiorja edhe ka gëzuar njerëz, por sot kur gjërat mendohen me gjakftohtësi, ka keqardhje që klubi më i titulluar në vend sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë.

Sport

28/05/2017 12:18

Kjo ndodh për herë të parë në historinë e këtij klubi, ndërkohë që dje pas ndeshjes kishte lot nga të gjithë: lojtarë, drejtues e tifozë.

Askush nuk e kishte imagjinuar, por ndodhi!

Pas ndeshjes i riu Doka nuk i përmbajti dot lotët, ndërkohë që një gjest mjaft të bukur ka bërë mbrojtësi Denis Pjeshka, i cili i është afruar kolegut të tij dhe e ka ngushëlluar, gjë që është dokumentuar edhe nga fotografi Fatlum Kurtaj, që në objektivin e aparatit të tij ka kapur këtë foto që flet më shumë se një mijë fjalë!