Fotoja e re tregon akullnajat në Mars

ESA publikon një fotografi të kraterit Korolev, i cili është i mbushur me akull uji gjatë gjithë vitit.

Fun

29/12/2018 20:29

Një foto që është e përbërë nga disa imazhe të sondës Evropiane Mars Express, tregon kraterin Kolrolev pranë polit verior të planetit të kuq, transmeton lajmi.net.

Regjistrimet janë bërë në prill të vitit 2018 dhe ESA ka lëshuar foton pak ditë më parë.

Krateri akullnajor ka një diametër prej rreth 60 kilometra, akulli është deri në dy kilometra i trashë.


Hulumtuesit besojnë se krateri mban një shtresë të ftohtë të ajrit të Mart, e cila parandalon shkrirjen e akullit në verë. /Lajmi.net/