Fotografitë zyrtare të 2015 Saleen 302 Ford Mustang

Vetura 2015 Ford Mustang do të arrijë së shpejti, që do të thotë se do të fillojmë të shohim modele shumë të shpejta shumë shpejtë. Ri-krijuesi i veturave Saleen Automotive na jep pamjet e para të veturës së ri-dizajnuar, të quajtur 2015 Saleen 302 Mustang.

Auto & Tek

03/07/2014 18:44

Siç mund të shohim në fotografi, vetura e frymëzuar nga Saleen ka marrë disa ndryshime në grilë. Grila trapezoidale në krye të veturës është copëtuar, vizualisht duke e zgjeruar atë. Grila e errët takohet me grilën e zezë që i rrethon dritat, në mënyrë efektive duke vendosur një pamje si të Camaro dhe Challenger.

Fruda unike të ulëta me hapje të mëdha janë vendosur në pjesën e përparme në fund. Saleen na jep disa detaje të tjera të makinës, duke i treguar edhe specifikat përfundimtare dhe karakteristikat e tjera para debutimit zyrtar të veturës.

Bazuar në emrin e veturës, makina do të jetë e mundësuar me një motor 5.0 litërsh V8, i cili merr përmirësimet për vitin 2015, edhe pse detaje më të hollësishme të prodhimit nuk janë njoftuar ende.

Motori 5.0 litërsh V8 në edicionin e kufizuar të Saleen ishte radhitur në 470 kuaj-fuqi, deri në 50 kuaj-fuqi më shumë se modeli GT.