Fotografitë që t’i çelin sytë

Nacional Geographic ka zgjedhur 7 fotografitë finaliste për fotografinë më të mirë udhëtuese. Momente interesante që vetëm një aparat fotografik mund t’i kap dhe t’i përjetësojë ato.

Bota

11/02/2014 22:03

Shprehja se një fotografi vlen më shumë se njëmijë fjalë, qëndron. Gjithashtu thonë se gjithë esenca e një fotografie domethënëse është që fotografi ta shkrepë aparatin e tij në momentin e duhur, në mënyrë që ai moment të ketë jetë, ndjenjë dhe domethënie përgjithnjë.

Nacional Geographic tashmë ka zgjedhur 7 finalistët për fotografinë më të mirë “udhëtuese”, dhe fotografitë janë të kategorive të ndryshme si: aksion, qytet, ikonike, moderne, natyrë dhe njerëz.

Në njërën prej fotografive shihet një vajzë e vogël kamboxhiane e cila lahet në një lum, e në tjetrën mund të shini një shpend që sapo ka kapur një peshk. Moment i vështirë për t’u fotografuar, por fotografët e mirë mund ta bëjnë një gjë të tillë.

E në një fotografi tjetër mund të shihni reflektimin e dy personave në ndërtesën që është e ndërtuar krejtësisht prej xhamit. E nëse jeni adhurues i fotografive bardh e zi, mund të shihni një biçikletë, e cila për dikë mund të thotë shumë gjëra.

Më poshtë do të shihni 7 fotografitë finaliste, të cilat janë që të ndalin frymën. Dhe është në dorën tuaj, që të zgjidhni fotografinë e preferuar.