Fotografitë në Instagram tani do të mund të shfaqen në këpucët Adidas

Një lajm i publikuar në AJC News, tregon se Adidas tani do të bëjë që fotografitë tuaja në Instagram të shfaqen në këpucë, duke ndërruar kështu pamjet e këpucëve kur të dëshironi.

Auto & Tek

17/05/2014 22:27

Falë Adidas, palët e ardhshme të këpucëve tuaja do të mund të jenë me fotografinë tënde të preferuar në to. (përmes Instagram)

Kjo mund të duket e çuditshme por është e vërtetë. Krijuesi i këpucëve zbuloi dje në Instagram se së shpejti ju do të jeni në gjendje që t\’i vendosni fotografitë tuaja të Instagram-it në këpucë.

Adidas thotë se aplikacioni për ta bërë këtë të mundur do të dalë në gusht për pajisjet Android dhe iPhone.

Fotografitë mund të aplikohen në këpucët Adidas ZX Flux. Çmimi i këtyre këpucëve është rreth $90. Adidas nuk përmendi sa do të jetë kostoja e aplikimit të Instagramit në këpucë.

The Wire, e cila e raportoi këtë, është e mahnitur me këtë ide, e cila e titulloi këtë lajm si \”Adidas do të printoj fotografitë tuaja të Instagram-it në këpucët e tyre\”.

Në postimin e tyre në Instagram, Adidas tha \”Mundësitë janë të pakufizuara\”, përderisa Sneaker News thotë se do të duhet të ketë disa kufizime, por që nuk janë ende të sigurt se cilat janë ato.

Por, çfarë për selfiet në këpucët tuaja? Shikoni videon më poshtë për më shumë: