Fotografitë më mahnitëse të vitit 2018 nga “Sony”

Zotërimi i një aparati profesional “Sony” të jep mundësinë e shkrepjes së një fotografije tejet profesionale.

Fun

21/03/2018 12:55

 

Disa nga ata që realizuan fotografi me këtë aparat, guxuan dhe i hodhën ato në konkursin botëror për fotografitë më të mira të vitit 2018, të realizuar nga “Sony”.

Janë gjithsej 31 fotografi të përzgjedhura si më të bukurat të realizuara këtë vit nga “Sony”. Këto imazhe përfshijnë peisazhet, fotografitë e kafshëve nga afër, çastet sportive, takimet, e shumë tema të tjera.

Të gjitha këto fotografi vijnë nga vende të ndryshme si: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia, Argjentina, Kamboxha, Kina, Kenia, Arabia Saudite e të tjera.

Fituesit e këtij konkursi kanë përfituar nga kompania “Sony” një set pajisjesh fotografike të prodhimeve më të fundit.

Ndërsa fotografitë më profesionale do të publikohen në librin e fituesve të vitit 2018, libër i cili do të ekspozohet që nga data 20 prill deri më 6 maj, në Ekspozitën e Fotografisë më të Mirë Botërore nga “Sony”. /Lajmi.net/