Fotografitë e modelit të ardhshëm të serisë së gjashtë të BMW

I lansuar në vitin 2011, gjenerata aktuale e serisë së gjashtë të BMW Coupe dhe Convertible do të pasurohet edhe me një model të ri të ardhshëm i cili është me të vërtetë i mrekullueshëm.

Auto & Tek

02/05/2014 00:13

Kompania e BMW-së është duke hartuar një model të ri të ardhshëm, për vitin 2018. Duke përdorur imagjinatën e saj, revista gjermane Autobild ka shfaqur disa fotografi të kësaj veture të ardhshme.

Duke u frymëzuar nga modelet aktuale dhe idetë e ardhshme si të modelit koncept Vision Future Luxury, BMW ka bërë një punë të mirë në projektimin e modelit.

Vetura ka një pamje gjigande, pamje me të cilën revista e ka quajtur veturën “bishë të vërtetë”, me trup më të fryrë dhe më të theksuar me rrota më të mëdha.

Imazhet e para të veturës kanë treguar për një ngjyrë metalike të jashtme të saj si në trup ashtu edhe në rrota, dhe me një dizajn ngjyrë kafe të ulëseve të brendshme prej lëkure.

Detaje për fuqinë e kësaj veture nuk janë bërë ende të ditura.