Fotografitë e Kampionëve

Faza e grupeve në Ligën e Kampionëve u mbyll të mërkurën dhe i solli emrat e 16 skuadrave që do të vazhdojnë garën. Shorti do të tërhiqet të hënën dhe do të mësohen tetë çiftet e fazës eliminatore të garës elite të klubeve evropiane. Priten përballje jashtëzakonisht interesante duke pasur parasysh se gjigantë si Arsenal…

Sport

12/12/2013 19:55

Faza e grupeve në Ligën e Kampionëve u mbyll të mërkurën dhe i solli emrat e 16 skuadrave që do të vazhdojnë garën. Shorti do të tërhiqet të hënën dhe do të mësohen tetë çiftet e fazës eliminatore të garës elite të klubeve evropiane.

Priten përballje jashtëzakonisht interesante duke pasur parasysh se gjigantë si Arsenal dhe Milan kanë përfunduar në pozitat e dyta në grupet përkatëse andaj mund të ndeshen me dikë në mesin e favoritëve për të fituar trofeun kontinental.

Por, para se të mbërrijmë tek shorti, ju sjellim fotografitë më të bukura nga xhiroja e fundit.

Fluturon, fluturon Ronaldo

 

Paul Pogba në borën e Stambollit James Milner feston golin e fitores kundër Bayernit

 

Festa e Neymarit kundër Celticut Portieri i CSKA-së, Igor Akinfeev në tymin e Plzenit Festa e Galatasarayt Gëzimi i Borussia Dortmundit

 

Zgjatja e portierit të Baselit, Yann Sommer

 

Festa e Bayer Leverkusenit Tifozët e Marseillës përkujtojnë Nelson Mandelan