Fotografitë e javës

Përvjetori i masakrës në Srebrenicë dhe shënimi i Ditës së Bastijes në Francë, janë ndër ngjarjet kryesore që shënuan javën që po lëmë pas, por edhe ngjarje tjera prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografitë më të veçanta.

Bota

16/07/2017 14:15

1. Forcat ajrore të SHBA-së gjatë paradës tradicionale ushtarake të Ditës së Bastijes në Paris, më 14 korrik.
2. Një djalë afgan duke u hedhur në lumë në periferi të Jalalabadit.
3. Ilya Molchanov i Rusisë konkuron në Kampionatin Botëror të Ujërave të FINA-s në Budapest, 14 korrik.
4. Të afërmit dhe miqtë e ukrainasve të burgosur në Rusi mbajtën një tubim para zyrës presidenciale në Kiev.
5. Një burrë në një biçikletë bën fotografon zjarrin në zonën e Sandy Row, në Belfast, pasi u ndez nga bombolat me benzinë gjatë kremtimeve të 12 korrikut, në Irlandën e Veriut.
6. Gratë tregojnë veshjen tradicionale kazake në Kazakistan më 12 korrik.
7. Fëmijët hidhen në det, ndërsa në sfond shihen re tymi nga zjarret rreth vullkanit Mount Vesuvius në Napoli, Itali, më 11 korrik.
8. Një njeri duke kaluar pranë një kishe gjatë perëndimit të diellit në Nizhny Novgorod të Rusisë.
9. Një njeri në mesin e rrënojave në krahinën e Daraas, Siri.
10. Festivali i Demave në Pamplona, Spanjë.
11. Një grua ecën në mesin e varreve në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit, afër Srebrenicës, në përvjetorin e masakrës më famëkeqe në Ballkan që ndodhi më 11 korrik 1995.
12. Njerëzit praktikojnë yoga qëndrimin me kokë poshtë, në bregdetin e Adriatikut në Verudela, Kroaci.
13. Një helikopter fluturon mbi qendrën tregtare të Moskës në Rio, ku nga një zjarr që kaploi qendrën, u lënduan më shumë se një dyzinë njerëzish.
14. Një pamje e përgjithshme e shkatërrimit të Qytetit të Vjetër të Mosulit, pas çlirimit të tij nga Shteti Islamik më 9 korrik.
15. Kalorësit nga grupi Nunad Stunts duke luajtur lojën e gjuetisë kombëtare “Kyz Kuu” (“Catch the Girl”), në të cilën një vajzë fshikullon një konkurrent mashkull, ndërsa ajo mbron veten në Almaty.
16. Një pamje ajrore e Monumentit të Atdheut në Kiev, në agim më 9 korrik.
17. Turistët me veshje tradicionale, ecin në drejtim të Voskotesye Vorota (Gateja e Ringjalljes), ndërsa largohen nga Sheshi i Kuq i Moskës.
18. Një shërbyes ushtarak ndez një granatë nga pozicioni i tij në vijën e frontit.