Fotografia sa 1000 fjalë, kush është autor i saj me Papën në Tiranë?

Fotografia në të cilën shihet Papa Francesku nga pjesa e prapme, kurse përballë tij shihen klerikët musliman, katolik e ortodoks pati jehonën më të madhe në mediet vendore e ndërkombëtare, e edhe në rrjetet sociale, sidomos Facebook e Twitter.

Lajme

21/09/2014 22:17

Autore e kësaj fotografie është reporterja e Agjencisë së Lajmeve Associated Press, Alessandra Tarantino.

Papa Francesku ka qëndruar sot në Tiranë, dhe përgëzoi Shqipërinë për bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të feve të ndryshme.