Fotografia që theu rekordin e pëlqimeve në Facebook

Natën e kaluar, rrjeti social Facebook shënoi një arritje të re. Dje u postua një fotografi e cila u shpërnda dhe u pëlqye më shumë se çdo herë tjetër më parë, dhe e cila tani e mban rekordin e fotografisë më të pëlqyer në historinë e Facebook.

Fun

23/01/2015 14:20

Kjo fotografi ishte postuar në Facebook dje pasdite nga Katherine Burkhart, një konsulent marketingu nga Nju Jorku e cila bënë fotografi dhe projekte arti gjatë kohës së saj të lirë.

Vetëm një orë pasi që u postua, fotografia bëri 4 milion pëlqime dhe 2.5 milionë shpërndarje, transmeton Lajmi.net.

Deri në fund të ditës, kjo fotografi arriti të mbledhë 970 milion pëlqime dhe 273 milionë shpërndarje, duke u bërë kështu fotografia më e shpërndarë dhe më e pëlqyer në historinë e Facebook.

“Unë e shpërndava këtë fotografi vetëm me miqtë e mi të afërt dhe familjen. Kurrë nuk kam menduar se do të marrë kaq shumë pëlqime!”, kishte shkruar Burkhart në një koment, i cili morri 800,000 pëlqime.

Fotografia dominoi gjithashtu edhe Twitter-in, ku morri 63 milionë ri-cicërime.