Fotografia që nxjerr në pah trazirat në Shtëpinë e Bardhë

Ky imazh është bërë në janar të këtij viti, por që brenda një kohe shumë të shkurtër gjithçka ndryshoi nga ana e presidentit amerikan Donald Trump.

Bota

19/08/2017 18:27

Në fotografi, Donald Trump ishte në bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, i cili po e uronte për inaugurimin e tij si president i SHBA-së, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Të premten, Steve Bannon u bë viktima e fundit që iu shtua listës së Trumpit për largimet e tyre, ndërkaq me të ka mbetur vetëm Mike Pence.
1.Donald Trump
U bën pothuajse shtatë muaj që nga 20 janari, dita e inaugurimit të tij si president i SHBA-së, megjithatë ai është nën presion në disa fronte.
Presidenca e tij vazhdon të mbetet nën hije nga hetime e vazhdueshme me Rusinë. Politikat kyçe si shfuqizimi i “Obamacare” dhe ndalimi i udhëtimi janë penguar.
Trump, në të njëjtën kohë është kritikuar ashpër edhe nga figura të larta demokratike e republikane.
2.Reince Priebus (Tani sih-shef i Shtabit)
Priebus u largua në fund të korrikut pas një serie javësh kaotike në Shtëpinë e Bardhë. Vendin e ti e zuri John Kelly, ish-shef i Kongresit Kombëtar.
3.Mike Pence, nënkryetar
Mike Pence, mbetet i vetmi nga të tjerët në fotografi i cili është përkrahë Trumpit.
Pence është nënpresident i Donald Trump.
4.Steve Bannon
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e ka shkarkuar, Steve Bannon, nga pozita e shefit politik.
Bannon e ka dëmtuar qëndrimin e tij, duke dhënë një intervistë për revistën American Prospect, gjatë kësaj jave, në të cilën është dukur se ai e ka nënvlerësuar pozicionin e Trumpit, përballë Koresë Veriore.
5.Sean Spicer (Tani ish-sekretar i shtypit)
Spicer u bë i njohur nëpër të gjitha mediat amerikane, megjithatë dha dorëheqje në fund të korrikut për shkak të një tronditjeje e cila erdhi nga Anthony Scaramucci.
6.Michael Flynn (tani ish-këshilltar i Sigurisë Kombëtare)
Largimi i Flynn ishte nga më të diskutueshmit. Ai u detyrua të largohej pas 23 ditësh kur u zbuluan lidhjet e tij me Rusinë.
Teknikisht Flynn dha dorëheqje por atij iu kërkua ta bënte këtë nga presidenti.