Fotografia që i bëri dëm Gazmend Muhaxherit dhe favorizoi Fatmir Gashin!

Në ditën e parë të fushatës zgjedhore në Pejë, si duket pa dëshirën e vet protagonistëve ka rrjedhur një fotografi në të cilën shihen në takim kryetari aktual i komunës së Pejës dhe i LDK-së Gazmend Muhaxheri dhe kandidatja për kryetare të komunës së Pejës, Sabiha Shala.

Lajme

22/09/2017 14:48

LDK dhe PDK në Pejë në koalicion aktual qeverisës lokal në opinion gjatë 4 viteve kanë mbajtur vëmendjen e opinionit dhe moralin e elektoratit të tyre duke hedhur kohë pas kohe akuza të ndërsjella për njëra tjetrën.

Madje muaj më parë kishin deklaruar edhe prishje të koalicionit lokal kur Gazmend Muhaxheri ja pati shkarkuar dy drejtor komunal PDK-së e të cilët ja pati kthyer sërish në vendet e tyre të punës Xhavit Haliti.

Me t’u nominuar për kryetare të komunës së Pejës nga PDK Sabiha Shala, veçsa kishte ashpërsuar deklaratat kundrejt LDK-së dhe Gazmend Muhaxherit.

Mirëpo një takim i marrë nga objektivi i aparatit fotografik në ditën e parë të fushatës zgjedhore, ka paraqitur tjetër realitet.

Paramarrëveshje, marrëveshje apo … !? Një gjë është e qartë  pas rrjedhjes së kësaj fotoje e tutje të dyja palët do ta kenë të vështirë t’ia shesin premtimet, programet e fjalët elektoratit të tyre.

A do të mund të përfitojë nga kjo foto Fatmir Gashi, kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës?

Kjo foto ka rrëzuar mitet e pejanëve se LDK dhe PDK janë rival të hapur ndërsa ombrellë bashkëpunuese e shohin AAK-në duke e djegur politikisht si në rastin e 2013-tës kur Ali Berisha firmosi koalicion me Xhavit Halitin e elektorati i këtij të fundit ndërroj krah duke dalur tek Gazmend Muhaxheri.

Kjo i pati kushtuar shumë AAK-së në atë kohë. /Lajmi.net/