Fotografia nga Morata zbulon lajmin e madh

Mediat angleze raportojnë se çifti po presin fëmijën e tyre të parë sepse blogerja e modës është shtatëzënë.

Sport

22/11/2017 13:10

Alvaro Morata dhe gruaja e tij, Alice Campello janë duke pritur fëmijën e tyre të parë.

Sulmuesi i Chelseas kurorëzoi martesën me Alicen më herët gjatë këtij viti.

Kurse, mediat angleze raportojnë se çifti po presin fëmijën e tyre të parë sepse blogerja e modës është shtatëzënë, përcjell “lajmi.net”.

Gjithçka duket se u zbulua pas fotografisë së fundit të publikuar nga Morata ku Alice duket me barkun e fryrë. /Lajmi.net/