Fotografia në Instagram zbuloi tradhtinë e bashkëshortit – Lajmi.net
Fotografia në Instagram zbuloi tradhtinë e bashkëshortit
Autori: Lajmi.net FunRrjetet Sociale 23:03, 28 November 2017
Një grua nga Rusia ka zbuluar tradhtinë e bashkëshortit nëpërmjet një fotografie të rastësishme në Instagram.

Yulia Agranovych vuri re një postim familjar për të kur po shikonte profilin e Vlada Abramovich.

Kur filloi të shihte gjithçka Vlada kishte postuar, zbuloi dhe pamjet e saj e bashkëshortit të saj Nazar Grynko dhe vendosi të përballej me të.

“Nuk po kërkoja diçka, ishte një mëngjes i zakonshëm. Si çdo njeri i shekullit 21, unë e fillova ditën duke parë Instagramin dhe çuditërisht pashë këtë fotografi. Duket se unë dhe kjo femër kemi të njëjtët subscribers. Vizita që bëra në profilin e saj më bëri të zbuloj fotografi interesante, përfshirë ato të bashkëshortit,” – tha Yulia që më parë punonte modele ndërsa tani ushtron profesionin e dentistes.

Guxoi të bënte një koment duke i shkruar në fotografi: “Pamje e bukur nga dhoma e bashkëshortit tim.”

Fillimisht ai mohoi gjithçka, më pas i tregoi se ftoi disa miq të shkonin në kinema dhe Vlada është e dashura e mikut të tij.

Më pas pranoi se ka pasur disa të dashura kur kanë qenë larg njëri tjetrit, por të gjitha e dinin se ishte i martuar.

 

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play Supercar Showdown
  • Play Bike Rivals
  • Play Bubble Trouble