Fotografia e re nga Sanchez në Instagram ‘festohet’ nga tifozët e Arsenalit (FOTO)

Alexis Sanchez më në fund ka gëzuar tifozët e Arsenalit me një mesazh të publikuar në Instagram.

Sport

07/09/2017 12:00

Tifozët e Arsenalit e kanë mirëpritur fotografinë e re nga sulmuesi Alexis Sanchez, të postuar në rrjetin social Instagram.

Pas shumë spekulimeve rreth largimit nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës, ylli kilian ka treguar më në fund se është i motivuar për angazhimet e reja me ekipin londinez.

“Kthehem në shtëpi, i fokusuar”, shkroi Sanchez, bashkuar me fotografinë e postuar. /Lajmi.net/