Fotografia e parë e Rita Orës pas arritjes në Kosovë

Rita Ora ka arritur në Kosovë.

ShowBiz

17/02/2018 13:26

Ajo pak minuta më parë ka arritur në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja nuk ka dashur të ndalet për tu prononcuar për medie, madje edhe vendi ku po qëndronin gazetarët u mbyll në momentin kur doli këngëtarja.

Në rrjete sociale, Arbana Xharra ka publikuar imazhin e parë me Ritën të shkrepur në aeroport.

Rita do të performojë pas orës 22:00, ndërsa përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar edhe shumë befasi të tjera.

Në orën 15:00 pritet që këngëtarja të mbajë konferencë për medie dhe pastaj do të pritet nga kryeministri Ramush Haradinaj. /Lajmi.net/