Fotografia e finales së Kievit e ngjashme me atë të Kardifit… me vetëm një ndryshim të vogël

Real Madrid arriti të mbrojë me sukses kurorën e kampionit të Evropës në Kiev.

Sport

28/05/2018 20:46

Skuadra nga kryeqyteti spanjoll ka arritur të fitojë për të tretin vit më radhë Ligën e Kampionëve, duke arritur trofeun e 13-të në histori të kësaj gare.

Zinedine vendosi që finalen kundër Liverpoolit ta nis me formacion të njëjtë të një viti më parë kundër Juventus në Kardif.

E pas kësaj, lojtarët u përkujdesën që të renditen siç ishin renditur në finalen e Kardifit, madje ata edhe pozicionimin e kishin të njëjtë.

Gjëja e vetme që dallonte, ishte dora e Ramos që mungon në krahun e Kroos./Lajmi.net/