Fotografia e De Vrij në Instagram vërshohet nga komentet e tifozëve të Lazios

Stefan de Vrij në fotografinë e fundit të publikuar në Instagram ka ndarë me ndjekësit e tij një moment të pushimeve.

Sport

12/01/2018 10:16

Stefan de Vrij është në pushime dimërore.

Mbrojtësi i Lazios në fotografinë e fundit të publikuar në Instagram ka ndarë me ndjekësit e tij një moment të pushimeve.

Dhe, fotografia e tij është vërshuar me komente nga tifozët e Lazios, që i kanë kërkuar të mos transferohet në Inter e as të largohet nga Stadio Olimpico, përcjell “lajmi.net”.

“Mos u transfero në Inter sepse si zakonisht do të përfundojnë nën Lazion në tabelë”, shkroi njëri prej tyre. /Lajmi.net/