Fotografi zyrtar i Obamas ‘godet’ Donald Trumpin (Foto)

Ish-fotografi zyrtar i Barack Obamas, Pete Souza i është kundërpërgjigjur në mënyrë interesante vendimit të Trumpit për ndalimin e refugjatëve në Amerikë.

Bota

25/02/2017 17:55

Në një postim në Instagram, ai ka publikuar një fotografi të Obamas me një refugjate e cila ishte realizuar në vitin 2015, transmeton lajmi.net.

“Duke folur me një refugjate në klasë në vitin 2015”, ka shkruar në postim Souza.

Vendimi i Trumpit për ndalimin e refugjatëve në Amerikë kishte nxitur protesta dhe reagime të shumta në gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Lajmi.net/