Fotografi të rritjes së embrionit të njeriut

Fotografi Lennart Nilsson shpenzoi 10 vite nga jeta e tij duke u marrë me rritjen e embrionit të njeriut, në konceptin e lindjes.

Lifestyle

23/10/2016 15:32

Për fotografin Lennart Nilsson për herë të parë u dëgjua në vitin 1965, kur magazina LIFE publikoi 15 faqe nga fotografitë e embrionit të njeriut. Fotot janë shpërndarë menjëherë në “Stern”, “Paris Match”, “The Sunday Times” e në magazina të tjera.

Mikroskopi dhe kamera kanë qenë pasioni i Nilsonit qysh në fëmijëri. Ambicia e tij u rrit në atë formë sa t’i jepte botës pamje nga nivelet e krijimit të trupit të njeriut. Ai realizoi fotot e para të fetusit më 1957, por atëherë nuk i dukeshin aq të mira sa të publikoheshin, transmeton lajmi.net

Ky fotograf i dha diçka të mrekullueshme botës: për herë të parë, njerëzit ishin në gjendje të shihnin  me sytë e tyre konceptin e zhvillimit të hershëm të jetës së njeriut.


Lëvizja e spermatozoidit drejt vezës.


Veza


Momenti vendimtar


Depërtimi i një nga 200 milionë spermatozoideve të babait në membranën e vezës.

Pika e spermatozoidit të parë. Koka përmban të gjitha materialet gjenetike.

Një javë më vonë, embrioni migron në bark, duke u hedhur poshtë nëpër tubën fallopiane.

Pas një javë, embrioni ngjitet në murin e mitrës.

Zhvillimi i embrionit në ditën e 22’të.  Zona gri do të jetë truri i fëmijës.

Deri në ditën e 18-të të zhvillimit, zemra nuk fillon të rrahë.

28 ditë pas fertilizimit.

Në pesë javë, fetusi bëhet 9 kilometra i gjatë; tashmë është e mundur për të parë fytyrën ( gojën, hundën dhe sytë), të hapur.

40 ditët e zhvillimit. Qeliza e jashtme e fetusit bashkohet me sipërfaqen e lirë të murit të mitrës për të formuar placentën.


Në javën e tetë të zhvillimit.

10 javë. Edhe qepallat janë tashmë gjysmë të hapura. Brenda disa ditësh do të formohen plotësisht.

Në 10 javë, embrioni tashmë përdor duart e saj për të studiuar mjedisin.

16 javë.

Linjat e enëve të gjakut janë të dukshme në lëkurë.

18 javë. Fetusi tani mund të zbulojë tinguj nga bota e jashtme.

19 javë.

20 javë. Fetusi tashmë është i gjatë 20 centimetra. Flokët fillojnë të dalin nëpër kokë.

24 javë.

Gjashtë muaj.

36 muaj. Për një muaj, foshnja do të lind.

Libri i Nilsonit, “A Child is Born”, është publikuar në vitin 1965. Është shitur vetëm brenda pak ditëve si dhe është ripublikuar shumë herë, duke u bërë një ndër librat më të famshëm me fotografi në të gjitha kohërat.
Lennart Nillson tani është 91 vjeçar. Ai ende ka interesim për shkencë dhe fotografi. /lajmi.net