Fotografi të realizuara nga një 16 vjeçar (Foto)

Është vetëm 16 vjeç, por fotografitë e tij duket sikur janë bërë nga një fotograf profesionist. Jannik Obenhoff kap peizazhe që të lënë me gojë hapur dhe falë talentit të tij ka rreth 330 000 ndjekës në Instagram.

Fun

17/09/2016 14:14

Shumica e fotove janë bërë në Gjermani dhe Austri, por ka edhe pamje nga Italia.

“Më pëlqejnë fotot e natyrës sepse e adhuroj natyrën gjermane dhe alpet. Unë jetoj në alpe dhe mahnitem çdo ditë prej tyre”, thotë adoleshenti, shkruan TCH.

Jannik shpreson që së shpejti të vizitojë edhe Islandën, Kanadanë dhe Kinën, për të shtuar më tej koleksionin e tij të fotove të mrekullueshme.