Fotografi shpëton klubin e Vala Superligës

Hilmi Veliu është heroi modern i klubit të Drenicës. Në momentin më të vështirë të skuadrës kuqezi, ai i doli në ndihmë duke bredhur poshtë e lart për të tubuar mjete financiare.

Sport

06/12/2017 19:28

Fotografi i njohur ia doli dhe përmbushi misionin e tij.

Me një angazhim të jashtëzakonshëm vullnetar, Hilli ia doli që të mbledh mjetet financiare për t’iu paguar një pagë futbollistëve.

Pas një pune disa-ditore, Veliu në fund gëzoi lojtarët, të cilët tani po e quajnë si “personaliteti i vitit” në Skenderaj.

“Dua të falënderoj Istref Veliçin, Përparim Hetemajn e shumë të tjerë që ndihmuan. I falënderoj në emrin tim personal dhe në emër të klubit”.

“Gjithashtu meritë të madhe ka edhe faqja në Facebook, KF Drenica dhe administratorin Fadil Veliu. Kjo faqe ka qenë gjithmonë pranë klubit”, u shpreh Veliu për “Olle”.