Fotografi gjen fotot e tij të humbura pas 50 vitesh

Një fotograf 83 vjeçar është befasuar kur ka gjetur foto që ai i ka bërë 50 vite më parë, foto të bukura të nënave me fëmijët e tyre.

Fun

24/07/2014 01:22

Fotografi Ken Heymen, fitues i shumë çmimeve për fotografi, ka gjetur befasisht disa foto që janë tanimë 50 vjeçe.

Në fotot janë poza të bukura të nënave me fëmijët e tyre nga mbarë bota.

Ai ka marrë një telefonatë nga zyrja e agjentit të tij të mëhershëm, të cilët, derisa kanë mbyllur depotë e tyre kanë gjetur një mal me dokumente e poashtu edhe një kuti me fjalën ‘Nënat’ të shkruar mbi të.

Brenda në kuti ishte koleksioni i humbur Heyman me fotografitë 50 vjeçare të nënave me fëmijët e tyre.

Këto janë disa nga fotografitë ndërsa Ken të gjitha fotografitë i ka postuar në web faqen e tij.