Fotografi e rrallë e Shyhrete Behlulit

Shyhrete Behluli është një nga emrat e estradës shqiptare që për vite me radhë i ka qëndruar besnike skenës muzikore.

ShowBiz

21/09/2018 10:20

Këngëtarja po bën disa dekada në skenë dhe vazhdon ende të këndojë sikurse në ditën e parë, me shumë dashuri për skenën, shkruan lajmi.net.

Vitet e fundit, asaj i është bashkuar edhe vazja, Engjëllusha, me të cilën përveç se ka realizuar disa duete, ftohen në shumë ahengje të këndojnë së bashku.

Ishte Engji ajo e cila së fundi publikoi një fotografi të rrallë të këngëtares, realizuar disa vite më parë.

Duket se ky imazh i vendosur në kornizë, qëndron në një kënd të shtëpisë së Shyhretes. /Lajmi.net/