FOTOALBUMI që e ëndërron çdo lider politik i rajonit, Rama e ka

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë dëshmuar edhe një herë se shqiptarët janë aleanti kryesor i tyre në rajonin tonë.

Lajme

15/04/2016 09:49

Presidenti amerikan Barack Obama theu protokollin duke futur kryeministrin shqiptar Edi Rama në Zyrën Ovale.

Kjo vizitë e Ramës në Shtëpinë e Bardhë flet vet për aleatin e SHBA-ve në rajon. Për dallim nga vizita e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë i cili pritet vetëm nga zv.presidenti Joe Biden, kryeministri shqiptar takohet me presidentin Obama në një bashkëbisedim 40 minutësh, shkruan lajmi.net.

Kryeministri Rama, sot ka shpërndarë në Facebook FOTOALBUM-in, ndoshta më të rëndësishmin të karrierës së tij politike.

“Fotoalbumi i vizitës së paharrueshme në Shtëpinë e Bardhë, ku u fol për Shqipërinë e shqiptarët me dashuri e respekt te veçantë dhe u vlerësua me notat më pozitive përpjekja e gjithanshme në rrugën e reformave, të paqes e të bashkëpunimit në rajon, si edhe të përballjes me ekstremizmin e dhunshëm”, ka shkruar Rama. /lajmi.net

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23