Foto Warhol

John Lennon, Mick Jagger, William Burroughs, Lou Reed, Madonna, Bruce Springsteen dhe Sting, janë disa prej artistëve që janë përzgjedhur nga Andy Warhol për t'u shndërruar në foto-personazhe të tij.

ShowBiz

15/09/2013 13:42

150 fotografi të realizuara nga Andy Warhol, në të cilat portretizohen personalitete të famshme gjatë çasteve joformale, janë publikuar për herë të parë. Fotot e shkrepura nga viti 1976 deri në 1987, janë zhvilluar në xhelatinë të argjendtë prej negativëve 35mm.

Warhol ia ka dhuruar këto fotografi ditarmbajtësit të tij, Pat Hackett. Ato do të shiten në një ankand online, që pritet të mbahet së shpejti në web-faqen e auksioneve www.1stdibs.com. Çmimi i një fotografie do të jetë rreth 6.000 euro.

Ikona e pop-artit kah fundi i karrierës e ka përdorur fotografinë si medium artistik, dhe ka pasur shprehi t’i fotografonte spontanisht miqtë e tij.

A.M.

 

Warhol e ka fotografuar John Lennon’in në New York, në vitin 1979, një vit para se të vritej. Personi me gjuhën përjashta është i dashuri i dizajnerit të modës Halston.

 

Personazhet e tij ishin miq të showbizit që e vizitonin në studion Factory, apo me të cilët i frekuentonte klubet e natës. Mes tyre ishte Madonna.

 

 Debbie Harry

 

Sting

 

Mick Jagger dhe beatniku William Burroughs

 

Avokatja e të drejtave të njeriut dhe aktorja Bianca Jagger

 

Ronnie Wood, kitarist i The Rolling Stones

 

Bruce Springsteen

 

Warhol kishte fokus artistik ndaj sendeve të zakonshme, si urinalët.

 

Fotografitë përfshijnë disa autoportrete me xhemper të gjelbër, duke ngrënë cornflakes.

 

Warhol, i cili vdiq në vitin 1987, të gjitha fotografitë i ka shtypur vetëm një herë në letër, prandaj secila prej tyre është vepër unike.

 

Andy Warhol me aktoren Farrah Fawcett

 

Liza Minelli dhe Mark Gero 

 

Pianisti Liberace

 

Lou Reed dhe Ronnie Cutrone.