Foto të rralla të reperëve shqiptarë në vitin 1999

Repi sot dominon në tregun muzikor shqiptarë, duke prodhuar çdo ditë emra të rinjë, që i bashkohen rep skenës duke mbajtur këtë zhanër si ndër më të pëlqyerin.

ShowBiz

17/05/2016 19:08

Por janë të paktë në numër ata rep artistë që të parët filluan këtë muzikë në vendin tonë në vitet ‘90, transmeton Telegrafi.

Në disa fotografi të rralla të vitit 1999 të siguruara nga Telegrafi shihen disa nga emrat më të mëdhenj të rep skenës, të cilët sollën këtë rrymë të panjohur në atë kohë në vendet shqipfolëse duke arritur të mbijetojnë edhe sot të qëndrojnë në krye.

Genc Prelvukaj, Milot Hasangjekaj, Getoar Selimi janë disa nga emrat që shihen në këto fotografi, që nga ajo kohë e deri më sot kanë qëndruar në krye të çdo topliste.

Ndërsa të tjerë si grupi WNC, Memli Krasniqi (Ritmi i Rrugës), Danny Boy, Errësira e Jetës dhe Hija e Jetës, të cilët megjithëse ka kohë që janë shkëputur nga muzika, këngët e tyre dëgjohen edhe sot dhe janë frymëzim për artistët e rinjë që kanë nisur këtë rrugë.