Foto të pabesueshme të popullit ‘Dinka’ në Sudan (Foto)

Fotografët Carol Beckwith dhe Angela Fisher kanë kaluar më shumë se 30 vite duke iu bërë foto ceremonive, ritualeve dhe jetës së përditshme të një fisi afrikan.

Fun

21/07/2017 18:52

Këto fotografi të jashtëzakonshme tregojnë historinë e fisit ‘Dinka’ në Sudan. Jeta e këtij fisi ndryshon sipas sezonit – gjatë ditëve me shi ky fis jeton në vendbanime të qëndrueshme dhe rrisin grurë dhe elb, përderisa gjatë kohës së thatë ata grumbullojnë bagëtitë përreth lumenjve në rajonin e tyre.

Jeta e tyre është e lidhur me atë të bagëtive: Kur lindin, meshkujt e këtij fisi marrin një dem. Emri i demit bëhet pjesë e emrit të rinisë së mashkullit. Duke u rritur, meshkujt ia ndryshojnë formën brirëve të demit në mënyra të ndryshme, transmeton Gazeta Express.

Për t’u martuar, mashkulli duhet të jetë 20 vjeç, ndërsa femra 17. Megjithatë, një mashkull mund të mos martohet deri në moshën 30 vjeçare, për shkak se duhet të rrisë një numër të mjaftueshëm bagëtish në mënyrë që të paguajë për çmimin e nuses.

Këto janë fotografitë që fotografët ia bënë këtij fisi: