Foto e papublikuar më parë: Beyonce dhe Jay Z martohen sërish

Çifti i njohur Jay Z dhe Beyonce kanë filluar turin e tyre "OTR 2".

ShowBiz

07/06/2018 22:15

Gjatë koncertit të mbajtur ata surprizuan të gjithë fansat gjersa shfaqen disa pamje të papublikuara më herët, shkruan lajmi net.

Kur po këndonin këngën “Forever Young”, në ekran dolën fotografitë nga martesa e dytë e tyre, imazhe këto të panjohura për publikun.

Beyonce ishte e veshur me të bardha, ku përveç tyre ishin edhe binjakët Rumi Carter dhe Sir Carter.

Më pas, kjo bëri bujë të madhe në rrjetet sociale duke u komentuar nga fansat se si nuk kishin parë diçka të tillë.

Kujtojmë që dyshja u martuan në vitin 2008, ata tashmë gëzojnë 10 vite martesë të mbushura me plot lumturi. /Lajmi.net/